Konjufca: Nëse hiqet taksa Ramush Haradinaj do të përballet me ne

Aktuale

Konjufca: Nëse hiqet taksa Ramush Haradinaj do të përballet me ne

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:02
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka paralajmëruar Kryeministrin Ramush Haradinaj, se ai do të përballet me ta në rast se e heq tarifën e vendosur për mallrat që importohen nga shteti serb dhe ai i Bosnjës.

“Mendoj që tarifa është drejtë sepse ajo nuk ka qenë për shkak të reciprocitetit tregtar, tarifës i është vendosur një tavan i lartë politik, është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai për “Blic InterView ”.

“Unë nuk jam këtu për të dhënë garanci për kryeministrin, sepse ai na ka dëshpëruar për demarkacionin. Nëse e heq taksën do ta kritikojmë dhe do t’i themi mos e vendos fare nëse nuk e mban”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat