A po bashkohen VV-ja e LDK-ja në një koalicion? Flet Rexhep Selimi

Aktuale

A po bashkohen VV-ja e LDK-ja në një koalicion? Flet Rexhep Selimi

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:31
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur rreth platformës së përbashkët që kanë hartuar partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për negociatat e Kosovës me Serbinë.

Selimi është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse VV’ja dhe LDK’ja po shkojnë drejt bashkimit në një koalicion për zgjedhjet e ardhshme në vend.

“Jo, jo, nuk bëhet fjalë për atë punë”, është përgjigjur Selimi.

“Është bashkëpunim opozitar në Kuvendin e Kosovës. Kaq”, është shprehur më tej ai.

“Është herët të flasim për këto gjëra”, ka thënë ai, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm me LDK’në e Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat