Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre

Aktuale

Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:41
Hashim Thaçi

Në një bashkëbisedim njëorësh me pyetje nga audienca, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur hapur për idenë e tij për shkëmbim territoresh.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër një korrigjimi të lehtë të kufijve dhe ka aluduar për dhënien e një pjese të Kosovës Serbisë, kur ka folur për atë që do të ndodhë me serbët që do të mbesin në Kosovë, pas marrëveshjes.

Në tubimin e organizatës Council on Foreign Relations, Thaçi i ka vënë në pikëpyetje kufijtë aktualë, duke thënë se ata janë të imponuar.

Presidenti ka folur për atë që do të vazhdojë t’i takojë Kosovës, pa përmendur sërish tri komunat serbe në veri.

Duke folur për takimet në Bruksel, Thaçi ka thënë se nuk e ka të lehtë të takohet me Vuçiqin, por që janë të vetmit që mund ta sjellin marrëveshjen.

Ai tha se ka liri të madhe të shprehjes në Kosovë dhe se është personi më i kritikuar, porse kjo e ka ndihmuar të jetë president dhe lider më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat