Ministri i Brendshëm: Në agjencitë nën autoritetin e MPB-së s’do të ketë vend për abuzues

Aktuale

Ministri i Brendshëm: Në agjencitë nën autoritetin e MPB-së s’do të ketë vend për abuzues

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:43
Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa, ka reaguar lidhur me rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas.
Një e mitur në Drenas u raportua se është keqpërdorur seksualisht nga mësimdhënësi i saj dhe një hetues policor. Sot, hetuesi policor është arrestuar, ndërsa mësimdhënësi është risuspenduar nga puna.

Mustafa ka thënë se brenda agjencive të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB’së, nuk do të ketë vend për abuzues.

“Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas na sjellë dhembje të thellë dhe trishtim”, ka shkruar ai në Facebook.

“Organet përgjegjëse do të hetojnë rastin deri në fund”, ka deklaruar Mustafa.

“Ju siguroj që brenda agjencive të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB-së, nuk do të ketë vend për abuzues”, ka thënë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat