“Në 10 vjetorin e pavarësisë, i gjithë shteti dështoi ta mbrojë një fëmijë nga dhunimi i zyrtarëve pedofil”

Aktuale

“Në 10 vjetorin e pavarësisë, i gjithë shteti dështoi ta mbrojë një fëmijë nga dhunimi i zyrtarëve pedofil”

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 00:15
Polici V.V.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka komentuar ngjarjen e rënd e cila ka ndodhur në Drenas, ku një vajze 16 vjeçare u përdhunua nga një hetues policor.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, vajza ka lindur 4 vjet pas luftës, prandaj kishte besim në Policinë e Kosovës.

Ai shton se Kosova kur e shpalli pavarësinë ishte vetëm 5 vjeçare, ndërsa tani në 10 vjetorin e pavarësisë, vajza e mitur pa dijeninë e prindërve dhe pa pajtimin e saj u detyrua të abortoj.

Lexojeni postimin e Haskukës:

Vajza kishte lindur 4 vite mbas luftës, nuk kishte parë represionin e policisë serbe, prandaj kishte besim te Policia e Kosovës.

Ajo ishte 5 vjeqare kur Kosova shpalli pavarsinë.

Kur ishte 10 vjeqare Kuvendi I Kosovës kaloi ligjin për psikolog dhe pedagog në shkolla, por nuk ndau buxhet për të punësuar psikolog e pedagog.

Kosova festonte 9 vjetorin e pavarsisë, ajo 14 vjeqarja nuk kishte psikolog në shkollë që të raportonte ngacmimin e dhunimin seksual.

Por i besonte policisë, raportoi policisë.. . si 15 vjeqare përjetoi shantazh, ngacmim, dhunim nga një polic cili do të duhej ta mbronte.

Në 10 vjetorin e pavarsisë, vajza e mitur pa dijeninë e prindërve, pa pajtimin e saj detyrohet të abortojë. Në një klinik, gjinekologu operon trupin e saj pa pajtimin e saj.

Arsimtari pedofil nuk gjykohet për dhunim. Polici pedofil vazhdon dhunimin. Mjeku intervenon dhunshëm në trupin e të miturës për ti humb gjurmët e krimit.

Në 10 vjetorin e shtetit, I gjithë shteti dështon ta mbron një fëmijë nga dhunimi I zyrtarëve pedofil.

Për këtë gjendje nuk janë fajtor kriminelët, fajtor janë ata që bëjnë kompromise me kriminel... deputetë që votojnë, gazetarë që relativizojnë, analistë në rolin e anesteziologut, qytetarë që shesin vota...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat