Xhufi: Zajednica, republika Serbska brenda Kosovës

Aktuale

Xhufi: Zajednica, republika Serbska brenda Kosovës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:03
Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në “Arena” ka komentuar marrëveshjen e para disa viteve të ashtuquajtur “Zajednica”. Sipas Xhufit, Zajednica brenda Kosovës, është një republikë Serbska në territorin e Kosovës.

Xhufi: Një marrëveshje e pakuptueshme që u bë me shpejtësi nga qeveria e asaj kohe. Ajo është një marrëveshje që pot a lexosh, ka vetëm detyrime të palës shqiptare, asnjë detyrim që është i fiksuar në konventat evropiane, ku popullsitë duhet të njohin shtetin ku jetojnë. Asnjë nga këto nuk ishte, vetëm detyrime. Sipas asaj marrëveshje, krijohet një republikë Serbska Brenda Kosovës. Me parlament, me qeveri me kushtetutë, dhe me të drejta që lihen të hapura që komuniteti serb mund të kërkojë të drejta shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat