Xhufi: Taksa do të hiqet. Deklaratat e Haradinajt, jo diplomatike

Aktuale

Xhufi: Taksa do të hiqet. Deklaratat e Haradinajt, jo diplomatike

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:13
Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në “Arena” tha se taksa 100% e Kosovës ndaj Serbisë do të hiqet. Xhudi ka komentuar edhe deklaratat e Haradinajt, të ditëve të fundit ku ndër të tjera u tha diplomatëve të BE se “ Evropa ka humbur rrugën në oborr”. Xhufi tha se këto deklarata të Haradinajt nuk janë diplomatike.

Xhufi: Ishte lëvizje reaktive, që justifikohet nga qëndrimi që ka mbajtur qeveria e Beogradit për një marrëdhënie të disbalancuar në marrëdhënie me Kosovën, por edhe në fushën tregtare. Disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht. Unë mendoj që ky reagim tha një efekt pozitiv, duke thënë që mjaft është mjaft. Kemi bërë gjithçka që na keni thënë. Që do të hiqet do të hiqet padyshim megjithëse që kryeministri po insiston me disa deklarata jo fort diplomatike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat