Zyrtare, sot KS i OKB-së debaton për Kosovën

Aktuale

Zyrtare, sot KS i OKB-së debaton për Kosovën

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 07:15
Këshilli i Sigurimit të OKB

Ashtu siç ishte njoftuar para dy jave, sot mbahet seanca e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, këtë lajm e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht, zyrtarët e OKB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Do theksuar se seanca e KS të Kombeve të Bashkuara megjithatë do të mbahet, përkundër disa zërave në këtë rast raportimeve të mediave serbe ditëve të fundit, se “në muajin shkurt nuk do të mbahen seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, për shkak përçarjeve në OKB”. Sipas mediave serbe “Daçiqi ka thënë se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB nuk është caktuar rendi i ditës se kur do të mbahet seanca e ardhshme e KS të OKB-së”. 

Shefi i OKB, Guterres: Taksat prej 100 % te kryeminisrit Haradinaj kanë shkaktuar pakënaqesi në Serbi!

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se sot me 7 shkruit, në agjendën e KS të OKB-së pas Somalisë, në orët e pasdites (15h)  ambasadorët e vendeve anëtare të KS të OKB-së mblidhen për të deabtuar për Kosovën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i shqetësuar për situatën aktuale në Kosovë, e cila ka ngritur tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, posaçërisht në veriun e Kosovës, për çka ftoi liderët që të përmbahen nga hapat që mund të rrezikojnë gjendjen në terren.

Gutierres si problemin më të madh në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh vendosjen e taksës 100 % nga qeveria e Kosovës vene serbeve të Serbisë dhe Bosnjës, që janë vendosur në nëntor nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas “Presheva Jonë” Raporti i shefit të OKB-së për Kosovë u është dorëzuar ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit, në momentin kur ende nuk dihet nëse në shkurt do të ketë debat, pasi mbajtjen e saj e kundërshtojnë vendet perëndimore. ShBA, Britania e Madhe dhe Franca mendojnë se pa marrë parasysh gjendjen në terren, nuk ka nevojë që të debatohet për Kosovën katër herë në vit.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me mbështetje të SHBA-ve dhe Britanisë në disa raste kanë kërkuar që të shqyrtohet roli i UNMIK-ut, gjë që është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

Në pjesën që ka të bëjë me aktivitete e BE-së në Kosovë thuhet se Gjykata Speciale ka vazhduar hetimin për “trajtimin jo human të njerëzve dhe tregti me organe njerëzore ne Kosovë“, sikur që ka filluar intervista me i ish-pjesëtarëve drejtues të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat