Pal Lekaj thotë se taksa nuk hiqet pavarësisht presionit të madh ndaj Kryeministrit

Aktuale

Pal Lekaj thotë se taksa nuk hiqet pavarësisht presionit të madh ndaj Kryeministrit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:08
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka deklaruar se vendimi për taksën nuk do tërhiqet nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lekaj në Sytë 7 tha se pavarësisht këtij vendimi raportet me SHBA-të nuk do të zbehen derisa përmendi edhe deklaratat e Kadri Veselit duke thënë se ato i bëjnë mirë ‘shëndetit’ të koalicionit.

”Ka qenë një postim i presidentit Thaçi. Si në shaka e kam thënë, si Ministri e Infrastrukturës jemi pro dhe duam të lirojmë rrugët”.

”Taksa është një vendim i drejtë i Republikës së Kosovës dhe në koordinim me të gjitha subjektet poltiike, sepse jemi detyruar të marrim vendim të tillë sepse Serbia nuk ka qenë dashamirëse për të implementuar marrëveshjet që janë nënshkruar”.

”Përveç kësaj që ka veprur për të kërkuar tërheqjet e njohjeve të Kosovës, ndaj dhe nuk kemi guxuar të rrijmë duarkryq”.

”Çdo veprim që kundërmerr ndaj nesh Serbia, ne do t’ju përgjigjemi me të njëjtën masë”.

”Presioni po ndodh gjithnjë në Qeverinë e Kosovës e sidomos ndaj Ramush Haradinajt, ky është vendim unik dhe duhet ta mbështesim kryeministrin”.

”Nuk besoj që prishen raportet sa i përket taksës me SHBA-të. Në me SHBA-të dhe me faktorin tjetër ndërkombëtar kemi ndërtuar shtetin e Kosovës sepse të dyja këto japin mbështetje të fuqishme shtetit tonë”.

”Është një kërkesë e Kadri Veselit, por kjo nuk luhat koalicionin sepse edhe në koalicion mund të ketë mendime të ndryshme është shenjë e demokracisë”.

”Taksa do të qëndrojë pa marr parasysh dhe është vendim sovran dhe i drejtë i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat