Konjufca dorëzon sot padinë ndaj Dardan Molliqajt

Aktuale

Konjufca dorëzon sot padinë ndaj Dardan Molliqajt

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:33
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot do ta padisë për shpifje deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kjo padi do të dorëzohet pas akuzave nga Molliqaj, se Konjufca për një vit ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Konjufca do ta dorëzoi padinë në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë.

Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut.

“Një vjet ditë Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, nuk e di a e dinë kolegët, unë e kam marr vesh dy javë pa dal prej Vetëvendosjes prej Glauk Konjufcës dhe pastaj ma kanë konfirmuar. Një vit ditë Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish kanë mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë është me tregu vet, por n’daç edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, kishte deklaruar Molliqaj.

Kurse Konjufca kishte pohuar se i pranon këto shpifje, nëse ka fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat