Abazi: Përdhunimi nën mburojën institucionale

Aktuale

Abazi: Përdhunimi nën mburojën institucionale

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:47
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka reaguar në lidhje me rastin e të miturës në Drenas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se çdo individ merr lirinë dhe guximin dhe pozitën për të përdhunuar edhe një të mitur, derisa presidenti dhe kryeparlamentari e dhunojnë shtetin, qytetarin, ligjin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Përdhunimi nën mburojën institucionale

Kur presidenti dhe kryeparlamentari e përdhunojnë shtetin, qytetarin, ligjin dhe vlerat në vazhdimësi e paturpësisht atëherë sigurisht që individë përbrenda sistemit "marrin" lirinë dhe guximin për të përdorur pozitat e tyre për të përdhunuar edhe një të mitur. Nuk e di edhe çka duhet me ndodhë për me ndalë këtë dhunë dhe këtë dhunim të individit, të femrës, të të miturve, te familjes dhe shtetit nga njerëzit që ligjin dhe pozitën e konsiderojnë mburoje të krimit të tyre.

Ata që nuk konkurojnë marrin pozita në gjyqësore, fëmijët e të fuqishmëve nuk dënohen, ata që kanë lidhje me të "fuqishmit" ndjehen të paprekshëm, pasuria e paligjshme bëhet kapitali i fuqisë politike, prokurorët e gjykatësit janë bashkëpunuesit e heshtjes dhe lirisë se atyre që kanë kapur shtetin. Ky është rezultati -krim zinxhiror ndaj viktimës së pambrojtur, në sistemin që ka bërë kalbjen nga brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat