Këshilli i Sigurimit mblidhet për Kosovën – gëzohet Serbia

Aktuale

Këshilli i Sigurimit mblidhet për Kosovën – gëzohet Serbia

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Foto

Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë Nikola Selakoviq, pasi në faqen e internetit të OKB-së u bë e ditur se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do të mbahet sot në New York.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë që në forumin më të lartë në botë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezoluta e të cilit u miratuan në vitin 1999 dhe 1998, lidhur me problemin e Kosovës të diskutohet për këtë temë”, tha ai për RTS, transmeton Klan Kosova.

Nga ana e tij, sekretari në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq tha se KS i OKB-së është vendi i natyrshëm për të folur rreth Kosovës .

Sipas tij Serbia do të insistojë për të arritur marrëveshje për raportimin e detyrueshëm periodik mbi gjendjen në Kosovë.

Në raportin tremujor për Kosovën, sekretari sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren,  transmeton Klan Kosova.

Sipas tij,  problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat