Fadil Kajtazi reagon ndaj Milaim Zekës

Aktuale

Fadil Kajtazi reagon ndaj Milaim Zekës

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Milaim Zeka dhe Fadil Kajtazi. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar ndaj deputetit Milaim Zeka, në lidhje me rastin e vajzës së mitur në Drenas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se hetuesit e policisë, prokurorët, avokatët, gjyqtarët e politikanët për të cilët Zeka thotë se i kanë montuar raste njerëzve të pafajshëm, janë produkt i politikave primitive të Hashim Thaçit, e që Zeka e konsideron “njërin nga politikanët briliant“ që ka Kosova.

Postimi i tij i plotë:

Milaim Zeka, këta “50 për qind e hetueseve të Policisë së Kosovës, bashkë me gjysmën e prokurorëve të këtij vendi, bashkë me gjysmën e gjykatësve dhe avokatëve të këtij vendi, bashkë me gjysmën e politikanëve të këtij vendi” që ju po thoni se “jua kanë montu qindra e mijëra raste njerëzve të pafajshëm, ndërsa i kanë fshehur mijëra raste sikurse të këtij policit të Drenasit” janë produkt i politikave primitive të primitivit Hashim Thaçit që ti po e konsideron “njërin nga politikanët briliant“ që ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat