Jevtiq takohet me kongresmenin amerikan Eliot Engel, bisedojnë për taksën

Aktuale

Jevtiq takohet me kongresmenin amerikan Eliot Engel, bisedojnë për taksën

Nga: F. B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:05
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq ka takuar kongresmenin amerikan Eliot Engel me të cilin është diskutuar situata në Kosovë dhe regjion, ndërkohë sipas “Telegrafit”, transmeton “Bota Sot”, ai ka thënë se taksat e vendosura për mallrat serbe më së shumti godasin popullin që jeton në Kosovë, andaj ato duhet të hiqen.

Jevtiq e njoftoi zyrtarin amerikan me problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët serbë, si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre në mënyrë që situata në Kosovë të përmirësohet. Ai kërkoi respektimin e të drejtave të gjithë popujve në Kosovë dhe ndalimin nga hapat që rrezikojnë të drejtat e ndonjërit prej tyre.

“Duhet të vendoset dialogu dhe të zgjidhen problemet e grumbulluara, që rëndojnë jetën e qytetarëve në Kosovë. Kjo duhet të jetë synimi i Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të jetë lehtë, por nëse duam ardhmëri për ne dhe gjeneratat që vijnë duhet arrihet kompromisi sa më parë”, ka thënë Jevtiq.

Taksat godasin më së shumti banorët në Kosovë, andaj ato duhet të suspendohen dhe të vazhdojë dialogu.

“Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit ndikojnë në situatën në të gjithë regjionin andaj duhet të punohet në tejkalimin e mospajtimeve”, u tha në takim.

Engel dhe Jevtiq janë pajtuar për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes, ndërkohë që janë diskutuar edhe çështje të tjera si është kthimi i zhvendosurve, të pagjeturit etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat