Ka ndërruar jetë një aktivist i Vetëvendosjes

Aktuale

Ka ndërruar jetë një aktivist i Vetëvendosjes

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:15
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në rrjetin social "Facebook",ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë aktivisti nga Gjakova, Mentor Gllogjani, përcjell Bota Sot

Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Lajmi për vdekjen Mentor Gllogjanit e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe miqtë e tij në “Facebook”

 Njoftimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjakovë ka humbur një ndër njerëzit më të mirë.

Do e mbaj në mend komunikimin tonë të fundit në mbledhjen e Këshillit të Qendrës Gjakovë. Të faleminderit njeri i rrallë, njeri shembull!

Pusho i qetë
Mentor Gllogjani.

Ju njoftoj se varrimi i aktivistit tonë bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat