Konjufca padit Molliqajn për shpifje, ky e fton për përballje televizive

Aktuale

Konjufca padit Molliqajn për shpifje, ky e fton për përballje televizive

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për siç tha ai, shpifje ndaj kolegut të tij nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ish-bashkëpartiakun e tij tha se ka shpifur publikisht në një televizion, duke thënë se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Sipas tij, kjo është shpifje e patoleruar që dënohet me ligjet e Kosovës, ndërkohë që Dardan Molliqaj ka ftuar Konjufcën për përballje televizive.

Glauk Konjufca e ka quajtur sot shpifës Dardan Molliqaj. Për deklaratat e tij, se dikur ishte pjesë e SHIK-ut, Konjufca tha se janë mashtrime dhe se Molliqaj duhet të japë llogari.

Kojufca: Jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj

"Erdha këtu para Pallatit të Drejtësisë dhe po drejtohem  kah Gjykata Themelore, jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj, i cili ka thënë edhe në Kuvend të Kosovës, por sa për Kuvend të Kosovës ai e ka imunitetin nuk kisha pas çka me i bo, por sa i përket deklaratës së tij në njërin prej televizioneve tona publike se unë kam qenë punëtor i SHIK-ut dhe kam punuar për SHIK-un. E kam marrë deklaratën e tij me vete dhe do ta padisë në Gjykatën Themelore këtu në Pallatin e Drejtësisë. Është një shpifje e pa tolerueshme e cila dënohet me ligje të Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jap llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj, unë jo që po e demantoj, por po e padis Dardan Molliqajn", tha ai.

Nga Pallati i Drejtësisë, ai i ka bërë thirrje Molliqajt që tregojë çdo gjë që di për të dhe bashkëpunimin me SHIK-un.

Konjufca: Dardani s’ka njeri që mbron gënjeshtrën e tij

"Publike është kjo ftesë, nëse ka diçka për mua dhe për SHIK-un, që unë kam qenë punëtor i SHIK-ut, e ftoj publikisht Dardan Molliqajn. Procedura vazhdon, me të mezi po pres të përballem në gjykatë, për pretendimet e tij. Dhe unë jam në gjendje me i sjell 1 mijë njerëz për të argumentuar të vërtetën, Dardani nuk mund të sjellë asnjë njëri në gjykatë për të mbrojtur gënjeshtrën. Bile, mendoj as familja e tij nuk do të vinte në këtë rast, kundër meje”, tha ai.

Konjufca tha se në shumë aspekte gjykatat janë të kapura, mirëpo sipas tij këtu po bëhet fjalë për një kontest të thjeshtë civil, dhe një shpifje.

Ai kujtoi që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligj për shpifje, dhe siç tha ai, një person i cili thotë diçka për të cilën nuk ka argumente, ai në Republikën e Kosovës dënohet.

Për këtë veprim të Konjufcës, ka reaguar deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Përmes rrjetit social Facebook, Molliqaj ka ftuar Konjufcën për përballje televizive.

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur. Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vetë vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai do dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prapë në Kuvend”, ka shkruar Molliqaj.

Kujtojmë se Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, tha se Konjufca për një vit ishte pjesë e SHIK-ut./

Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Molliqajt

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar sot padi në gjykatë, për shpifje kundër deputetit Dardan Molliqaj.

Konjufca tha se është shpifje e patolerueshme që dënohet me ligjet e Kosovës.

"Erdha këtu para pallatit të drejtësisë dhe po drejtohem kah Gjykata Themelore, jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj, i cili ka thënë edhe në Kuvend të Kosovës, por sa për Kuvend të Kosovës ai e ka imunitetin nuk kisha pas çka me i bo, por sa i përket deklaratës së tij në njërin prej televizioneve tona publike se unë kam qenë punëtor i SHIK-ut dhe kam punuar për SHIK-un. E kam marrë deklaratën e tij me vete dhe do ta padisë në Gjykatën Themelore këtu në Pallatin e Drejtësisë. Është një shpifje e patolërueshme e cila dënohet me ligje të Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jap llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj, unë jo që po e demantoj por po e padis Dardan Molliqajn", tha ai.

"Nga Pallati i Drejtësisë, i bëj thirrje Dardan Molliqajt t'i qes krejt çka ka për mua dhe ShIK-un", shtoi ai.

Ndërsa Dardan Molliqaj përmes një statusi në Facebook, i ka kërkuar Konjufcës përballje televizive për siç thotë ai ‘ti qitur të gjitha në shesh’.

***

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur “shpifësin Molliqaj”, për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat