Konjufca e paditi për shpifje, Molliqaj e fton në përballje televizive

Aktuale

Konjufca e paditi për shpifje, Molliqaj e fton në përballje televizive

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:31
Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje e ka paditur për shpifje deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Për këtë padi, Molliqaj ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se nëse e ka problem Kuvendin, e fton atë të ballafaqohen në përballje televizive, kudo që ai do, përcjell Bota sot.

E nëse nuk guxon ta bëjë në debat televiziv, ai e fton sërish në Kuvend.

Ky është postimi i tij i plotë:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend :)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat