Fisnik Ismaili thotë se ka rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajzat e reja

Aktuale

Fisnik Ismaili thotë se ka rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajzat e reja

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Fisnik Ismaili

Deputeti Fisnik Ismaili gjatë një takimi në Komisionin për të drejtat e njeriut ka treguar edhe një rast tjetër i keqpërdorimit të vajzave në vendin tonë.

Teksa është diskutuar për të miturën nga Drenasi, ai tha se ka rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajza të reja.

Madje ai ka treguar një rast konkret.

"Unë jam shumë i bindur se kësi raste janë duke ndodhur edhe tani. Profesori në shkollë e ka keqtrajtuar, ka shkuar në Polici. Me ju jep guxim vajzave të reja me dal edhe me ju hi fshesë të madhe keqbërësve se janë shumë. Duhet të sigurohemi që sistemi gjyqësor i mbyll për një kohë të gjatë këta njerëz. Një vajzë ka ardhur në zyre dhe për jetën e këtyre njerëzve që më ka treguar më ka tmerruar. E kam lidhur me rrjetin e grave, me EULEX-in. Po ajo thojkë po më përcjellin, në momentin kur ne e kemi dërguar rastin në EULEX në 4 të mëngjesit më kanë hy në shtëpi, i kam vërejt që 4 vetura janë duke më përcjellur. Kemi të bëjmë me një rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajza të reja. Kjo mundet me qenë veç një hallkë e vogël e një rrjeti të madh", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat