“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte”

Aktuale

“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte”

Nga: D. B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Donika Kadaj

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte.

Ajo ka thënë se Komandant Selimi nuk mund të jetë kurban i një thertoreje të panevojshme.

Ja postimi i plotë:

“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontravers u gjykua nga EULEX-i. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një thertoreje të panevojshme”, ka thënë deputetja Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat