Protestuesit ftojnë policinë t’i bashkohen protestës

Aktuale

Protestuesit ftojnë policinë t’i bashkohen protestës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Protesta ‘Përdhunuesit në burg’

Është duke vazhduar protesta ‘Përdhunuesit në burg’ për rastin e vajzës nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga mësuesi i saj dhe hetuesi policor Vesel Veseli, ku ky i fundit e ka lënë edhe shtatzënë, duke e detyruar edhe të abortojë më pas.

Protestuesit kanë kërkuar që policët që distancohen nga ky veprim,  e t'i bashkëngjiten një minutë protestës.

Kërkesën e tyre e kanë shoqëruar nën thirrjet "Dilni prej zyrës".

Policia nuk iu është bashkangjitur protestës, dhe protestuesit iu janë përgjigjur me thirrjet "Marre" dhe "Mos u tutni prej eprorit".

Protestuesit kanë kërkuar që policët burra të largohen të paktën dy hapa në shenjë solidariteti.

Policia nuk lëvizi pas thirrjes së tyre, andaj kanë nisur edhe thirrjet "Polici kriminale". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat