Deputetet flasin hapur: Zyrtarët e lartë politik dhunojnë vajza

Aktuale

Deputetet flasin hapur: Zyrtarët e lartë politik dhunojnë vajza

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Komisioni për të Drejtat e Njeriut

(E plotësuar) - Edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, kanë qenë të zëshme sa i përket rasteve të fundit të keqtrajtimit ndaj vajzave të mitura. Ato madje thanë se kanë marrë ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash, guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë.

Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, është shprehur se në komision marrin ankesa që edhe zyrtarë të lartë politik keqtrajtojnë dhe dhunojnë vajza.

Kajtazi: Dënim i ashpër për kryerësit

“Dënim, dënim, dënim i ashpër në mënyrë që mos i dhënë kohë ata me dal edhe një herë të fortë e me ushtruar dhunë të njëjtë. Fatkeqësia është që ka plot e përplot raste të tjera, kjo është ajo që mua më trishton, kjo është ajo që qytetarin kosovar e trishton... Ky komision merr ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë, prapë avaz i njëjtë. Ne kur ish ministri Jabllanoviq i ofendoj nënat gjakovare kërkuam prej kryeministrit ai e shkarkoi, çka po i ruajmë abuzuesit e tillë, nuk ka këtu as nacionalitet këtu ka njëri dhe jo njeri, për mua këta nuk janë njerëz”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja Duda Balje, ka thënë se rasti i përmendur nga deputetja Lirije Kajtazi ende është në procedurë dhe nuk është marrë asnjë veprim.

Balje: Është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë

“Rasti i parë prej Pejës, do të thotë është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë, ende punon. Do të thotë ata kanë prova, unë nuk kam dëshirë me i involvuar në procese gjyqësore”, tha ajo.

Këto komente të dy deputetet i bën në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës

Deputetët thërrasin gjyqtarët dhe prokurorët në raportim për rastin e keqtrajtimit të të miturës

Dënim maksimal për mësuesin dhe zyrtarin policor që kanë keqtrajtuar vajzën e mitur nga Drenasi, kanë kërkuar deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, kanë kërkuar që pa dënuar të mos mbetet as mjeku gjinekolog që ka kryer abortin.

Po ky komision në mbledhjen e sotme derisa ka trajtuar këtë rast, ka marrë vendim që në mbledhjen e radhës të thirren në raportim Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial për rastin në fjalë.

Deputetët e këtij komisioni kanë shtruar si problem që në vend mund të ketë edhe rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajzat e mitura, derisa kanë bërë thirrje që rastet e dhunës të denoncohen.

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismajli, ka thënë se ka rrjet të njerëzve që keqtrajtojnë vajzat e reja, ku ka treguar edhe një rast konkret.

Ismajli është shprehur i bindur që të tilla raste ka me dhjetëra në Kosovë, e që sipas tij, të gjitha këto raste duhet të dalin në publik.

Ismajli: Kemi të bëjmë me një rrjet të njerëzve të cilët keqtrajtojnë vajza të reja

“Unë e kam pasur një rast, një vajzë më ka ardhur në zyre, nuk ka qenë e mitur, më ka ardhur në zyre dhe për rrjetin e këtyre njerëzve që më ka treguar ajo jam tmerruar. Ajo dëshironte të shkonte në EULEX me e dërguar rastin dhe e kam lidh me Rrjetin e Grave, kjo punë i ka dy vite, e kam lidh me EULEX-in, në fund kemi përfunduar të dy duke dhënë intervista në EULEX. Mua pasi më kanë thënë me u tërheq dhe me e lënë me shikuar qysh po shkon rasti, ka dy vite që kurrkush nuk më ka thirr. Ajo thoshte mua po më përcjellin, mua po më shantazhojnë, mua po më bëjnë gjithçka. Prej momentit që ajo ka ardhur në zyre tek unë atë natë më kanë hyrë në shtëpi në 4 të mëngjesit sa kam qenë në gjumë. I kam zënë 4 kerre duke më përcjellë, e kam paraqitur rastin në Polici dhe pothuajse kurrgjë nuk është bërë prej atëhershmit. Kemi të bëjmë me një rrjet të njerëzve të cilët keqtrajtojnë vajza të reja dhe kjo mun d të jetë ndoshta lidhet me atë rrjet ndoshta jo, kjo mund të jetë vetëm një hallkë e vogël e një zinxhiri shumë të madh në të cilin janë të përfshirë jo veç zyrtarë policor, por edhe më lartë”, tha ai.

Deputeti Ismajli është shprehur se duhet të sigurohen që sistemi gjyqësor do t’i jap dënim të merituar të përfshirëve në këtë rast.

Edhe deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, ka kërkuar dënim të ashpër për mësuesin dhe për zyrtarin policor.

Deputetja është shprehur se në komision marrin ankesa që edhe zyrtarë të lartë politik keqtrajtojnë dhe dhunojnë vajza.

Kajtazi: Dënim i ashpër për kryerësit

“Dënim, dënim, dënim i ashpër në mënyrë që mos i dhënë kohë ata me dal edhe një herë të fortë e me ushtrua dhunë të njëjtë. Fatkeqësia është që ka plot e përplot raste të tjera, kjo është ajo që mua më trishton, kjo është ajo që qytetarin kosovar e trishton... Ky komision merr ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë, prapë avaz i njëjtë. Ne kur ish ministri Jabllanoviq i ofendoj nënat gjakovare kërkuam prej kryeministrit ai e shkarkoi, çka po i ruajmë abuzuesit e tillë, nuk ka këtu as nacionalitet këtu ka njëri dhe jo njeri, për mua këta nuk janë njerëz”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, ka thënë se rasti i përmendur nga deputetja Lirije Kajtazi ende është në procedurë dhe nuk është marrë asnjë veprim.

Balje: Është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë

“Rasti i parë prej Pejës, do të thotë është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë, ende punon. Do të thotë ata kanë prova, unë nuk kam dëshirë me i involvuar në procese gjyqësore”, tha ajo.

Deputeti i LVV-së, Shemsi Syla, ka përmendur disa nga veprimet që si komision do të duhej t’i marrin, ku ndër to është edhe thirrja në raportim i ministrave të Arsimit, Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme.

Syla: Të kuptohet pse u tërhoq akuza ndaj arsimtarit

“Ne së pari duhet të thërrasim në raportim institucionet përgjegjëse, ministrin e Arsimit, ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Shëndetësisë dhe të kërkohet raportim për ngjarjen që nga rasti i parë kur ka ndodhur dhe të kërkojmë nga ministri i Punëve të Brendshme pse u tërheq së pari një akuzë që ka qenë e arsimtarit tani ka vazhduar punë. Mandej, të kontaktohet Avokati i Popullit që të merr shumë shpejt rastin në shqyrtim, shkeljen e të drejtave që është bërë. Të kërkohet nga Prokuroria rifillimi i hetimeve ndaj arsimtarit sepse ai veç ka qenë një herë në pyetje, kush e ka tërhequr, të kërkojmë përgjegjësinë kush e tërhiqi, pse, çfarë presioni pat, kemi dëgjuar që vajza ka tërhequr. Të kërkohet trajtimi i lejes së punës për gjinekologun, të kërkohet veting në Prokurori dhe në Polici. Të kërkohet dhe të bëhet thirrje të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale dhe ngacmime të tje ra që të denoncojnë”, tha ai.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka thënë se pas këtij rasti kush janë institucionet e besueshme që një person mund të raportojë diçka.

Ajo ka treguar se cilat janë veprimet që duhet të merren pas këtij rasti.

Haxhiu: Gjykatat të veprojnë me shpejtësi

“Gjykatat të veprojnë me shpejtësi, mos të shkojnë lëndët sikur dinë të shkojnë në vjetërsi e gjëra të tjera. Ajo që ka ndodhur me mësuesin pse është kthyer ai në shkollë kjo për mua është e pafalshme. Pra, ta harron ditarin ai mësues që një herë të vetme vërtetohet që ka bërë një vepër të tillë, ta harron detyrën, uniformën cilido që është në institucion të sigurisë, po edhe në secilin institucion tjetër. Pra, të mësohemi një herë e përgjithmonë, ai që vërtetohet që ka bërë një krim të tillë ta harroj edhe uniformën, edhe ditarin, edhe mantilbardhin”, tha ajo.

Kurse, deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gruda, ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit që kanë abuzuar me të miturën duhet të marrin dënim të merituar.

Gruda: Pjesëmarrës në këtë akt të marrin dënimin e merituar

“Ne dërgojmë fëmijët për arsimim, edukim dhe emancipim të tyre aty ndodh abuzimi. Ky abuzim vazhdon në sektorin e sigurisë ku ajo e mitura iu ka drejtuar me një siguri të lartë se do të gjejnë mbështetje dhe aty thellohet abuzimi, keqtrajtohet edhe më tutje, duke përfunduar tek shëndetësia ku vazhdimisht mundohemi për një të ardhme më të vitale shoqërore. Në vazhdimësi kam bërë thirrje që ky akt makabër që është zinxhiror  dhe të gjithë ata pjesëmarrës në këtë akt të marrin dënimin e merituar dhe të pamëshirshëm ndaj tyre. Të abuzohet me një fëmijë 15 vjeçar është e tmerrshme, është më shumë se e tmerrshme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat