Ismaili: Premtimin për pagat e mbajtëm, tani e gjithë vëmendja te pacienti

Aktuale

Ismaili: Premtimin për pagat e mbajtëm, tani e gjithë vëmendja te pacienti

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:17
Vizita

Shëndetësia do të vazhdoj të jetë prioritet shtetërorë edhe gjatë vitit 2019. Pas rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë, tani e gjithë vëmendja do të jetë për pacientët

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm "Primarius Dr. Daut Mustafa" në Prizren, njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

Pas vizitës në disa reparte ku takuan personelin shëndetësorë dhe pacientë, Kryeparlamentari Veseli dhe ministri Ismaili bashkëbiseduan me  punonjësit e Spitalit të Prizrenit të cilët i falënderuan për rritjen e më të madhe të pagave dhe për reformat në shëndetësinë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se rritja e pagave për profesionistët shëndetësorë ka korrigjuar një padrejtësi e cila u është bërë atyre për dekada. 

 "Mjekët dhe infermierët kanë merituar paga më të larta gjithmonë. Jam i lumtur që këtë tashmë e realizuam duke korrigjuar këtë padrejtësi. Tani do të punësojmë edhe specialistët e papunë dhe e gjithë vëmendja do të kthehet te pacientët", ka thënë ministri Ismaili.

Ministri Ismaili premtoi se investimet në përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë do të vazhdojnë edhe këtë vit.

“Do të blejmë aparatura të reja, do të rinovojmë klinika dhe spitale, që duke përmirësuar kushtet e punës, të ofrojmë shërbime meritore mjekësore për pacientët tanë”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se shëndetësia do të vazhdoj të mbetet prioritet shtetërorë dhe do të ketë përkrahjen më të madhe. 

"Rritja e pagave është vetëm një pjesë e reformave. Vëmendja e jonë do të mbetet në shëndetësi. Do të investojmë për përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësorë për të realizuar shpërblime dinjitoze për qytetarët tanë", tha kryetari Veseli.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, falënderoi ministrin Ismaili dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për mbështetjen në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat