Nesër protestohet në Drenas “Pro mësimit, JO përdhunimit”

Aktuale

Nesër protestohet në Drenas “Pro mësimit, JO përdhunimit”

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Foto

Nesër me fillim nga ora 12:00, organizohet protestë në Drenas me moton “Pro mësimit, Jo përdhunimit”,për të kërkuar drejtësi ndaj rastit të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16 vjeçare nga një mësimdhënës dhe polic në Drenas përcjell Bota Sot.

Organizatorët e kësaj proteste, duke qenë se, të përfshirë në këtë rast kanë qenë institucioni i Policisë, i Arsimit si dhe ai Shëndetësor ne e shohim si të pa evitueshëm reagimin e punëtorëve të këtyre institucioneve. Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë policëve/eve, mësimdhënësve/eve, mjekëve/eve dhe të tjerëve që nuk duan të identifikohen si të tillë dhe duan ta dënojnë këtë akt tmerrues të bashkohen në kërkesën tonë për drejtësi, duke protestuar, thuhet në njoftim.

 Njoftimi i plotë:

Nesër ditë e Premte duke nisur nga ora 12:00 në Drenas, organizohet protesta “Pro mësimit, JO përdhunimit” për të kërkuar vënien e drejtësisë në vend ndaj rastit të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16 vjeçare nga ata që supozohej se duhej ta edukonin, mbronin e shëronin.

Duke qenë se, të përfshirë në këtë rast kanë qenë institucioni i Policisë, i Arsimit si dhe ai Shëndetësor ne e shohim si të pa evitueshëm reagimin e punëtorëve të këtyre institucioneve.Ne nuk duam të besojmë që të gjithë policët/et, mësimdhënësit/et dhe mjekët/et janë përdhunues.

Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë policëve/eve, mësimdhënësve/eve, mjekëve/eve dhe të tjerëve që nuk duan të identifikohen si të tillë dhe duan ta dënojnë këtë akt tmerrues të bashkohen në kërkesën tonë për drejtësi, duke protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat