Çitaku:Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër, ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra

Aktuale

Çitaku:Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër, ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Vlora Citaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për seancën që mbahet sot në Këshillin e Sigurimit dhe e ka quajture seancë koti, të parëndësishme dhe të panevojshme, ku do të diskutohet për Kosovën përcjell Bota Sot.

Çitaku ka shkruar se ky organ po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra që nuk i beson as vet

Postimi i plotë:

Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet. #KosovaRepublikë #SkaKthimMbrapa #SkaRishkrimTeHistorisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat