Këshilli i Nxënësve të Kosovës kërkon të merren masa për rastin e të miturës në Drenas

Aktuale

Këshilli i Nxënësve të Kosovës kërkon të merren masa për rastin e të miturës në Drenas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Foto

“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës - strukturë përfaqësuese e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC), organizatën nën ombrellën e së cilës funksionojmë, konsiderojmë që ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual nga ana e mësimdhënësit dhe policit hetues duhet të dënohet, dhe drejtësia të vihet në vend. Jo rrallë herë nxënësit/et, janë viktima të dhunës qoftë fizike, psikike/emocionale dhe seksuale ushtruar kundrejt nesh nga hisedarë të ndryshëm në institucione ku presim të edukohemi dhe mbrohemi. Reagoni sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës është strukturë përfaqësuese e nxënësve brenda territorit të Republikës së Kosovës, e themeluar në vitin 2005 nga Këshilli Rinor Kosovar- KYC organizatë jo qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon kjo strukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat