Thaçi takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo

Aktuale

Thaçi takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo dhe Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, përcjell Bota Sot.

Thaçi gjithashtu tha se u rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Postimi i plotë:

Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat