Reagon Islami për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi: Ishte viktimë e një zinxhiri të përdhunimeve

Aktuale

Reagon Islami për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi: Ishte viktimë e një zinxhiri të përdhunimeve

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Vesel Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se është shqetësuese lajmi lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, e cila ishte sipas tij, ishte viktimë e nj zinxhiri të përdhunimit.

Islami thotë se, kjo tronditja më e madhe nga ky rast është se viktima kishe kërkuar ndihmë në polici, ku më vonë e shantazhoi dhe e përdhunoi atë.

Lexojeni të plotë postimin e Gazmend Islamit:

Balli Kombëtar Demokrat, shpreh shqetësim të madh lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, e cila ishte viktimë e një zinxhiri të përdhunimeve nga persona pa ndërgjegje.

Tronditja më e madhe nga ky rast, është që viktima kërkoi ndihmë nga polici, që më vonë e shantazhoi dhe e dhunoi atë. Kjo vë në dyshim punën e policisë së Kosovës, pasi personat që po pranohet në këtë institucion, po bëhen pa shikim të të kaluarës së mëparshme të atij personi, që gjë tregon nepotizmin partiak që ka ndikim të madh në Policinë e Kosovës.

Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit në Kosovë i këtij lloji dhe drejtësia t’ua jap dënimin e merituar zinxhirit të personave që abuzuan me të miturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat