Geci për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi: Prekma zemrën se plasa

Aktuale

Geci për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi: Prekma zemrën se plasa

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:16
Vesel Veseli

Njëri nga shtatë vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt, Halili, ka reaguar pas rastit të Drenasit, kur një e mitur 16 vjeçare është përdhunuar nga  një zyrtar policor hetues në stacionin e Drenasit.

Geci përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar të miturën nga Drenasi me vajzën nga Mirdita, Marie Tuci.

Geci thotë se dhunën në shkolla e ka instaluar Hashim Thaçi me argatët e tij.

Ky është postimi i plotë:

PREKMA ZEMREN SE PLASA

Dhunimi i vajzes te mitur nga Drenasi të tregon instalimin e PUSHTETIT stalino-enverist në Kosovën e lirë të shliruar nga AMERIKA ,dhe e riokupuar nga sorta ENVERO-STALINISTE

Ngjajshëm me ngjarjen e dy dite ma parë në Drenic,po ua paraqes ngjarjen e vitit 1949 MARIE TUCIT një vajzë nga Mirdita e fshatit Nderfushas mësuese ne FAN dhe GJONAJ bija e Nikoll Tucit dhe e Dilë Fushës një vajzë e bukur dhe model e qytetrimit.

Maria e arrestuar me preteks te vrasjes se komunistit Bardhok Bibes ishte momenti i dhimbjes dhe tmerrit kurë Maria ra në doren e ish policit te sistemit Enverist te Kolonel Hilmi Seitit i cili e arrestoj per vepren që e kishte kryer Maria.

Vepra penale e kryer MARIES YLLIT te Mirdites ishte vetëm e vetëm pse ishte model i bukuris i dijes menquris dhe qytetrimit.

Maria ra në syrin e shefit të sigurimit të kolonelit Shkodran Helmi Seitit i cili kishte tentuar te abuzonte me trupin e saj!

Por duke parë se Maria 21 vjeqarja Mirditase kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj te vdiste e të mos jetë peshqesh i Xhelatit komunistit te Enver Hoxhes Hilmi Seitit,i cili urdheroi ta torturojn vajzen derisa e futen në një thes e zhveshur cullak,me një mace të egër duke e gjujtur me shkopinj qe e derguan ne vdekje Marijen të madhen e Perendisë duke lënë mbrapa mostren e femrës të Shqiptaris e cila e dha shpirtin para se ta jep nderin.

Te nderuar lexues krahasoni Marien me vajzen tonë nga Drenica!

Vajza nga Drenica një 16 vjeqare u dhunua në shkollë nga arsimi i instaluar nga Enveristet e Kosovës që i instaloji kopili i Brojes me argatet e ti.

Dhe u dhunua nga polici i dekoruar nga sistemi i Enverist në fjalë .

Të cilët i kan zapuar te gjitha poret e jetes dhe që me urdherat e Enveristve në pushtet ,kan vrarë dhunuar plaqkit pasurin shtetrore,njësoji si shkjet dikur,kan plaqkitur dosjet e krimeve qe i kan bërë vetë.

Te dashur vëllezër paramendoni sikur ta dinin kriminelet që e dhunun vajzen e mitur ,veq një ditë para se vajza ta paraqes rastin,këta që e bënë krimin do ta inskenonin vrasjen e vajzes 16 vjeqare ne menyre më mizore se në rastin e Maries.

Ju qe jeni prinder bëhuni kurban të femive tuaj,ose mos i sillni ne jetë perderisa nuk jeni ne gjendje ti mbroni ,perndryshe skemi shtet.

Të tillve duhet te ja tregojm qefin “shqiptarqe”.

I lutem Zotit te jetë e fundit dhe gjykata ta kryej punen si duhet perndryshe jeni ndihmes të krimit siq keni qenë deri me sot.

LDK duhet ta marr pushtetin me njerëz te guximshem perndryshe ska Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat