Dy deklaratat e Thaçit për kufijtë: Veriu dhuratë e Rankoviqit, dhe kufijtë u hartuan nga Jugosllavia që nuk ekziston

Aktuale

Dy deklaratat e Thaçit për kufijtë: Veriu dhuratë e Rankoviqit, dhe kufijtë u hartuan nga Jugosllavia që nuk ekziston

Nga: N.Sh Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se, deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Aleksander Vuçiq janë në sinkronizim për kufijtë e Kosovës.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi ka deklaruar se veriu është dhuratë e Rankoviqit, e tani thotë se kufijtë janë hartuar nga Jugosllavia qe nuk ekziston më.

Ndërsa për Vuçiqin thotë se i falet, pasi po lufton për ti shtuar kilometra shtetit të tij.

Për Thaçin thotë se me çfarë morali dhe të drejtë nuk i njeh kufijtë e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

THAQI dhe VUQIQI në sinkronizim për kufinjtë e Kosovës. Thaqi deklaronte se veriu është dhuratë e Rankoviqit, e tani kufinjtë e saj janë hartuar nga Jugosllavia që segziston më. Derisa Vuqiqit i falet, edhe pse po imiton Thaqin, ai vetëm po lufton për ti shtuar kilometrat e shtetit të tij, po ky i ashtuquajtur President i Kosovës, me cfarë morali , me cfarë të drejte nuk i njeh kufijtë Kosovës e as tokat e saj.? Gjykata kushtetuese duhet të reagoi duke shkarkuar atë, si hap i parë i ndaljes së tij ose bëhet bashkëpjesëmarrës në tradhëti .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat