Pacolli: Shtroj dilema për demokratizimin e Kombeve të Bashkuara

Aktuale

Pacolli: Shtroj dilema për demokratizimin e Kombeve të Bashkuara

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:29
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës  në një postim në facebook ka folur në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Ai këtë e ka lidhur me faktin se në Kshillin e Sigurimit është ish zëdhënësi i Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, e për të cilin thotë se flet pa fije turpi para diplomatëve. Ndaj shtrohet dilema për demokratizimin e Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot Ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daciq, të flasë gjërë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemëm, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq.
Pra si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë! 
A është kjo demokraci apo defekt i këtij sistemi universal!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat