Ish Ministri i Jashtën Serb: Ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe dhe stabilitet

Aktuale

Ish Ministri i Jashtën Serb: Ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe dhe stabilitet

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Vuk Jeremiç

Ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç është shprehur se ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë ndryshimin e kufijve të shteteve të tjera në rajon. Sipas tij nëse në Kosovë do të ndiqet kjo logjikë, pse të mos ndiqet edhe në ndonjë shtet tjetër. 

Në intervistën për Deutsche Welle-n, Vuk Jeremiç shprehet rreth marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimin e territoreve, dhe raporteve Thaçi-Vuçiç.

DW: A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit?

Vuk Jeremiç:‘Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje’.

DW: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?

‘Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapsirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe.’

DW: A besoni në paqen afatgjate dhe pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve?

‘Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë’.

DW: A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?

‘Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg?, ka thënë në intervistë ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat