Flet avokati: Polici Vesel Veseli shantazhonte edhe kolegët e tij

Aktuale

Flet avokati: Polici Vesel Veseli shantazhonte edhe kolegët e tij

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:54
Vesel Veseli

Avokati Gazmend Halili teksa ka folur për procesin se si e kishte paraqitur rastin e vajzës nga Drenasi në mënyrë anonime, ndwrsa policin Vesel Veseli e ka përshkruar si autoritar dhe shantazhues.

Halili për RTK tha se Veseli kishte përcjell edhe kolegët e tij dhe u kishte dhënë urdhra për çka s’kanë guxuar të refuzojnë asnjëherë.Veseli kishte shkuar aq larg saqë nëpër pauza, kolegët e tyre i kishte detyruar të porosisin veç çka ka dashur ky vetë.

“Gjithçka ka nisur prej asaj date. 16 shtator 2017. Më herët nuk janë njohur i dyshuari me viktimën. Po të mos ishte i njëjti në pozitë, nuk kish ndodh. Në mënyrë graduale duke bind viktimën, ka ndikuar tek viktima që nëse nuk i bindet, atëherë ka me i ndodh një e keqe më e madhe. Asisoj ka ndikuar tek vartësit e tij. Aq shumë kanë qenë policët të frikësuar, saqë prej shtëpisë nuk kanë pasur qare pa e zbatuar urdhrin. Në vazhdimësi i ka fotografuar, incizuar, fshehtas e i ka përgjuar, sa kur kanë dalë në pauzë kanë qenë të obliguar të porosisin vetëm çka ka porositë zotriu. Ai ka bërë çka ka dashtë, është shpërblyer kur ka deshtë. I ka dhënë vetes dhe personave tjerë mirënjohje, sepse ka qenë dëshirë e tij dhe tendencë me tregu se unë bëj çka të dua”, tha Halili.

Policit Vesel Veselit i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim. Ndërsa profesori që kishte përdhunuar të miturën është arrestuar. Njëjtë edhe gjinekologu që kishte kryer abortin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat