SHBA-ja dhe BE-ja përsëri kërkojnë pezullimin e taksës

Aktuale

SHBA-ja dhe BE-ja përsëri kërkojnë pezullimin e taksës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Foto

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) edhe një herë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, në mënyrë që, siç kanë thënë ata, të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Madje zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se do ta thërrasin një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin e bisedimeve, shkruan Zëri.

“Pozicioni ynë për pezullimin e tarifave është i qartë. Ritmi, agjenda dhe formati i dialogut vendosen nga të dyja palët. Do ta thërrasim një takim të nivelit të lartë sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për datën, agjendën dhe formatin”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” të Zyrës së BE-së në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat