Opozita kërkon seancë për rastin e Drenasit, mblidhet Kryesia

Aktuale

Opozita kërkon seancë për rastin e Drenasit, mblidhet Kryesia

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Foto

Këto subjekte politike kërkojnë që seanca të mbahet sot nga 12:00.

“Nga njoftimet dhe raportimet publike rastet e dhunimeve dhe abuzimeve seksuale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara.  Mbrojtja e integritetit fizik dhe moral të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore e Ministrive të linjës deri tek agjencitë ligj zbatuese që mbikëqyrën nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit”.

“Rasti në Komunën e Drenasit shpërfaq një sistem të brishtë të parandalimit, adresimit, mbrojtjes së viktimës dhe dënimit të abuzuesit me detyrë zyrtare në administratën publike. Deri më tani janë trajtuar e shqyrtuar problemet që institucionet i kanë me trajtimin e rasteve të raportuara për abuzime e dhunime. Por po kuptojmë se sistemi i mbrojtjes ka rreziqe më të mëdha nga ata që janë brenda tij si zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen, raportimin dhe këshillimin e të miturve dhe/ose vajzave dhe grave’, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për seancë.

Lidhur me rastin e të miturës në Drenas janë arrestuar një mësimdhënës, një polic dhe një gjinekolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat