Haxhiu: Projektligjin për dialogun nuk e dërgojmë sot në Kushtetuese

Aktuale

Haxhiu: Projektligjin për dialogun nuk e dërgojmë sot në Kushtetuese

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka mohuar lajmin se VV do ta dërgoi sot në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për dialogun.

Ajo ka shkruar në Facebook se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një projektligj mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, qoftë në aspektin procedural apo përmbajtësor, vetëm pas miratimit në shqyrtim të dytë dhe atë brenda afatit 8 ditor.

“Qeveria duhet të tërhiqet nga ai projektligji skandaloz dhe jokushtetues, nëse nuk tërhiqet, atëherë ne do t'a dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese në përputhje me rregullat kushtetuese. Gjithashtu ne do të jemi dyfish opozitë me ata që nuk e qajnë kokën për vendin dhe qytetarët”. Ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat