Veseli: Do të jemi të pamëshirshëm ndaj njerëzve të krimbur

Aktuale

Veseli: Do të jemi të pamëshirshëm ndaj njerëzve të krimbur

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Rasti i ngacmimit seksual, dhunimit dhe kryerja e abortit të vajzës së mitur nga Drenasi do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet sot.

Seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për rastin e të miturës nga Drenasi që u keqtrajtua së pari nga mësuesi e pastaj edhe nga një zyrtar policor do të mbahet në orën 12:00, pas kërkesës së Vetëvendosjes, LDK-së dhe Alternativës.

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se rasti i vajzës nga Drenasi është rast i rëndë dhe se nuk do të lejojnë që të cenohen institucionet për shkak të njerëzve të krimbur.

Veseli: T’i mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur

“Në Republikën tonë nuk është shumë në traditën tonë, por ka ndodhur një rast i një abuzimi me një të mitur. Ky është rast i rënd, ky është rast i pamoralshëm, në botën demokratike kjo quhet edhe pedofili, është abuzim i pozitës zyrtare, por sido që të jetë ne si shoqëri, po ashtu si institucione kemi fuqi për të përballuar dhe për t’u ballafaquar me njerëz të tillë të cilët na e dëmtojnë imazhin e shtetit, imazhin e institucioneve, por mbi të gjitha na e dëmtojnë edhe etikën tonë nacionale. Këto gjëra nuk do të tolerohen, ky është mesazhi sot do të kemi edhe debat për këtë. Ajo çfarë dua të them si mesazh është t’i mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur, njerëzve të cilët janë, nuk mund të gjej shprehje për të shprehur edhe mllefin mbi sjellje të tilla”, tha ai.

Kreu i Kuvendit ka bërë thirrje që të ruhen institucionet e vendit nga njerëzit që abuzojnë me detyrën zyrtare.

Veseli është shprehur se do të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin dhe institucionet vendore.

Veseli: Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë

“T’i ruajmë institucionet, në këtë rast po flas për Policinë e Kosovës të cilët ballafaqohen çdo ditë me krimin, të cilët bien në krye të detyrës duke mbrojtur rendin, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, nuk ka dy muaj që kemi pasur një rast të tillë. T’i mbrojmë edhe institucionet tjera siç janë mjekët tanë të cilët janë të jashtëzakonshëm, të cilët po bëjnë një punë po ashtu të jashtëzakonshme në shërbimin e qytetarëve, në shpëtimin e jetës së qytetarëve dhe mos t’i dëmtojmë për dikë i cili e meriton deri në fund me i shkuar dhe mos me toleruar edhe gjyqësia. Por, edhe shoqëria të thërras që sa më shumë të distancohen dhe të ndihmojnë institucionet tona që njerëzit e tillë të marrin dënimin e merituar. Mund të ketë edhe të tjerë, fati kjo është emancipim i shoqërisë se ka ndodhur dhe janë identifikuar, por nuk e prej përgjegjësisë as dikë tjetër që mundet edhe sot kur po flas unë q ë të ketë ndonjë abuzim, qoftë me pozitën zyrtare, qoftë me etikën apo ndonjë keqpërdorim material. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë kombëtar, që cenon institucionet dhe keqpërdor ato”, tha Veseli.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo ngjarje duhet t’i thërrasë në përgjegjësi për faktin se sipas saj kjo është përgjegjësi institucionale.

Ajo tha se këto raste nuk janë më raste të izoluara dhe se shumë raste të tjera kanë kaluar në heshtje. Deputetja Haxhiu ka thënë se ditëve të fundit deputetët e Kuvendit kanë marrë informacione edhe për raste të tjera të dhunës seksuale.

Haxhiu: Edhe shumë raste anonime janë paraqitur tek deputetët e Kuvendit

“Ne kërkuam veçanërisht që në këtë seancë të jashtëzakonshme të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Arsimit. Ata nuk mund të ikin nga përgjegjësia dhe nga kjo tragjedi që ka ndodhur. Vetëm gjatë këtyre ditëve edhe shumë raste anonime janë paraqitur tek deputetët e Kuvendit, prandaj është koha e fundit ku ne duhet ta ngrisim zërin fuqishëm dhe askush nuk mund të amnistohet para kësaj tragjedie”, tha ajo. 

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë.

Veseli ka bërë thirrje që të ruhen institucionet.

"Në republikën tonë nuk është shumë traditë por ka ndodhur një abuzim me një të mitur. Në botën e jashtme kjo quhet pedofili, është po ashtu keqpërdorim i pozitës zyrtare. Këto gjëra nuk do të tolerohen. Sot do të kemi edhe debat për këtë. Ti mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur, nuk po gjej fjalë për të shprehur, por të ruajmë institucionet, e kam fjalën për Policinë e Kosovës që kryejnë detyrën me përgjegjësi. Të ruajmë mjekët tanë dhe mos t’i dëmtojmë për dikë që e meriton me i shkuar deri në fund edhe drejtësia. Njerëzit e tillë të marrin dënimin e merituar. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që cenon moralin tonë", tha ai.

Rasti i vajzës në Drenas, kryesia vendos për seancën e jashtëzakonshme

Në orën 12:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.

Kjo seancë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, ka thënë se në seancë kanë kërkuar që të jetë kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit.

 "Siç e dini gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas dhe kjo ngjarje do të duhej që të na thirrte në përgjegjësi se kjo është përgjegjësi institucionale. Ne kërkojmë përgjegjësi institucionale për këtë rast. Prandaj kemi kërkuar seancë. Seanca do të mbahet sot në ora 12:00 dhe ne kërkuam që në këtë seancë të jenë të pranishëm kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Shëndetësisë dhe i Arsimit.

Është koha e fundit kur ne duhet ta ngrisim zërin fuqishëm", tha ajo.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat