Për profesorin dhe policin nga Drenasi kanë shkruar edhe gazetat zvicerane

Aktuale

Për profesorin dhe policin nga Drenasi kanë shkruar edhe gazetat zvicerane

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Shkrimi në gazetën zvicerane

Profesori dhe polici nga Drenasi “përfundojnë” në gazetat zvicerane

Rasti i abuzimit të së miturës nga Drenasi, A.G., e cila dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga arsimtari dhe polici i saj, është raportuar edhe në gazetën zvicerane.

“16-vjeçarja abuzohet nga mësuesi, pastaj edhe nga polici”, shkruan në titull, gazeta zvicerane 20min.

Siq u raportua 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Për këtë rast janë arrëstuar profesori Shkelzen Xhekaj, Polici Vesel Veseli, dhe gjinekologu që kreu abortin Fehmi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat