Tali, ambasadorëve të Quintit: Ose pushone Gjykatën Speciale, ose largone Thaçin nga dialogu me Serbinë

Aktuale

Tali, ambasadorëve të Quintit: Ose pushone Gjykatën Speciale, ose largone Thaçin nga dialogu me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:35
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, u bënë thirrje ambasadorëve të shteteve të Quintit që të largojnë presidentin Hashim Thaçi nga negociatat me Serbinë, ose ta pushon Gjykatën Speciale.

Kjo për arsye se, Gjykata Speciale është krijuar mbi raportin e Dick Martyt, aty ku përmendet më së shumti presidenti Hashim Thaçi.

Lexojeni postimin e Driton Talit:

Ju ambasadorë të shteteve të Quintit në Kosovë, a na tregoni ju lutem: si ka mundësi që negociatat me Serbinë t'i udhëheqë njeriu i cili më së shumti përmendet në "Raportin e Marty't" (si udhëheqës i krimit), mbi të cilin report është krijuar Gjykata Speciale.

Ekslenca Juaj, ose pushone Gjykatën Speciale ose largone këtë njeri nga procesi i negociatave me Serbinë, e mos bëni hajgare më me ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat