Zykaj nga Brukseli: Ja vendet kundër shkëmbimit të kufijve Kosovë-Serbi

Aktuale

Zykaj nga Brukseli: Ja vendet kundër shkëmbimit të kufijve Kosovë-Serbi

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:38
Ilustrim

Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zykaj në një lidhje për "360 Gradë" tha se dy vendet e mëdha të BE-së janë kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Pjesë nga biseda: 

Zykaj: Ne kemi parë një mendim të koordinuar të komisioneres për politikën e jashtme, Federica Mogherini dhe komisionerit për negociatat e anëtarësimit, Johannes Hahn, të cilët ua kanë lënë në dorë Thaçit dhe Vuçiçit. Shtetet anëtare kanë qëndrime të ndryshme. Ne nuk mund të themi se cili është qëndrimi i të 27 shteteve por kur ke Gjermaninë që është kundër dhe Francën që është skeptike për këtë, që janë motorët e BE-së. Pa "PO-në" e tyre nuk merret asnjë vendim në BE. Shumica e cilësuar e vendimmarrjes në BE do të ketë patjetër brenda dy shtetet e mëdha plus koalicionet me shtetet e tjera si vendet nordike, Holanda, Belgjika. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat