VV: Në telekom janë punësuar familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së

Aktuale

VV: Në telekom janë punësuar familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:37
Foto

"Telekomi i Kosovës mbetet ndër ndërmarrjet strategjike për zhvillim të vendit. Dogma ideologjike e zbatuar nga politikat e privatizimit kanë synuar edhe shitjen e telekomit. Në vitet e fundit regjimi është angazhuar për shkatërrimin e telekomit. Janë tri metoda që qeveria po i përdorë: Degradimi i qëllimshëm teknik, kontratat e dëmshme dhe punësimet partiake që po ja rrisin barrën kësaj ndërmarrje. Për punësimet ne kemi nxjerrë edhe listën e të punësuarve ku kemi gjetur 50 persona që janë anëtarë të personave në pushtet. Në telekom është mbajtur edhe një konkurs për punësimin e 100 deri në 200 punëtorë", tha ai.

Ndërsa, anëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti tregoi se njëri nga të punësuarit është edhe burri i deputetës Donika Kadaj Bujupi. Ai tregoi se edhe disa të punësuar tjerë janë familjarë të deputetëve të AAK-së dhe PDK-së.

Ahmeti tha se telekomi ka shënuar ulje viteve të fundit.

"Punësimet në telekom janë një ndër proceset shkatërruese të telekomit ndër vite. Muajt e fundit të vitit 2018 kanë shënuar goditjen më të rëndë që ka marrë telekomi nga punësimet. Mbi 8.5 për qind është rritur numri i të punësuarve më ndërmarrje. Më e rënda është që gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave telekomi ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017. Qëllimshëm janë bërë punësimet në telekom në mënyrë që në fund ta arsyetojnë shitjen e kësaj ndërmarrje", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat