Limaj takon ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Aktuale

Limaj takon ambasadorin britanik Ruairi O’Connell

Nga: K.M Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Limaj në takim me ambasadorin britanik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Limaj e njoftoi ambasadorin për punën e delegacionit si dhe për përgatitjen e platformës për bisedime me Serbinë.

“Ishte pajtim i përbashkët se është shumë e rëndësishme që Kosova të flasë me një zë në këtë proces dhe platforma ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, thuhet në njoftimin e Nisma Social Demokrate.
Limaj e falënderuar ambasadorin O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që Britania e Madhe po jep për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat