Haradinaj i kundërpërgjigjet kërcënimeve të Vuçiq

Aktuale

Haradinaj i kundërpërgjigjet kërcënimeve të Vuçiq

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se nuk kufijtë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është zotuar se do të ndërmarr të gjitha “veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Postimi i plotë:

Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat