Polici i dyshuar për abuzimin me të miturën e pranon fajin, por refuzon ta dorëzojë telefonin

Aktuale

Polici i dyshuar për abuzimin me të miturën e pranon fajin, por refuzon ta dorëzojë telefonin

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Foto

Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet.

Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses.

Në pranimin e fajit i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.

Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Për VeselVelselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat