Naser Osmani lirohet nga akuza

Aktuale

Naser Osmani lirohet nga akuza

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:24
Seanca

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani sapo është liruar nga akuza lidhur me rastin e privatizimit të Fabrikës “FAN”, në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, avokati i Osmanit, Besnik Berisha.

Kujtojmë se gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shënjëstruara për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 6 persona të tjerë akuzoheshin në lidhje me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohej, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,.

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe biznesmeni Agim Deshishku si blerës i fabrikës “FAN”.

Sipas aktakuzës, Naser Osmani e Bahri Shabani ngarkohen se në bashkëkryerje me persona tjerë zyrtarë dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, Sh.P.K. të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5.400.000.00 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat