Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jahstme, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Washington, ka takuar ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës.
Pacolli ka shkruar në Facebook, ka shkruar Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marrëdhënie me secilin shtet të botës.
“Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumë shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin”, ka shkruar ai.