Komandanti i KFOR-it D’adario: Një fjali mund të ndez gjithçka!!

Aktuale

Komandanti i KFOR-it D’adario: Një fjali mund të ndez gjithçka!!

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:28
Lorenco D’adario

Në një intervistë për Radio Kontakt, komandanti i KFOR-it, Lorenco D’adario ka theksuar është i brengosur për retorikën që përdoret në Kosovë, sepse një fjalë mund të jetë shkëndijë  për probleme të mëdha.

Ai pastaj përkujtoi se mandati i KFOR-it del nga rezoluta 1244 e KS të OKB-së dhe obligimi i tij është siguria në të gjithë territorin e Kosovës, transmeton “Bota sot”.

D’Adario ka vlerësuar situatën e sigurisë si të qetë dhe nuk sheh asnjë tendencë për ndonjë incident.

“Ajo që më së shumti më shqetëson është retorika që përdoret, sepse një fjali mund të jetë shkëndijë që mund të sjell shumë telashe, andaj unë apeloj tek të gjithë që me fjalët e tyre mos të nxisin ndonjë pasojë të thellë”, ka thënë komandanti i KFOR-i.

Ai foli edhe rreth paralajmërimit se mund të hiqet dhe statutit të Trepçës, duke theksuar se këto janë çështje dhe vendime politike, ndërkohë që ai është ushtar.

“Mendoj se për këto çështje punon politika dhe përfaqësuesit. Ajo që më brengos mua si komandant i KFOR-it  dhe për çka njerëzit duhet të mendojnë janë pasojat e vendimeve që marrin”, tha D’Adario.

Në pyetjen nëse pritet që sivjet të arrihet marrëveshja obliguese gjithëpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ai theksoi se bëhet fjalë për çështje të mëdha dhe të rënda por nuk do të përzihet në politikë, por shpreson se kjo të ndodh.

“Në biseda komandën në NATO dhe nga bashkësia ndërkombëtare thuhet se ka një momentum që të arrihet zgjidhja politike, se ka hapa të mirë, shpresoj se përfaqësuesit të shfrytëzojnë këtë dhe të zgjidhet kjo çështje  në dobi të njerëzve dhe rinisë”, tha D’Adario.

Image

Në lidhje me transformimin e FSK në ushtri “Si po shihni NATO po vlerëson raportin ndaj FSK, ajo që unë kërkoj në këtë moment është që njerëzit të përmbahen nga deklaratat e panevojshme rreth këtij procesi.

Duke përkujtuar mandatin për siguri të KFOR-it ai ka thënë se “nuk mund të ketë dialog pa siguri në terren, ndërsa misioni ynë është që të bëjmë këtë gjë që është shumë me rëndësi”, tha komandanti i KFOR-it duke shtuar se prania e KFOR-it në Kosovë do zgjas për aq sa do të kërkohet edhe lejohet në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat