Kosnett shprehet i impresionuar me protestat e organizuara kundër dhunës

Aktuale

Kosnett shprehet i impresionuar me protestat e organizuara kundër dhunës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka komentuar protestat e organizuara në Prishtinë dhe Drenas kundër dhunës ndaj grave.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie”.

“I impresionuar të shoh shumë qytetarë të Kosovës që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat