Fshati shqiptar në Bullgari

Aktuale

Fshati shqiptar në Bullgari

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Mandrica është një fshat shqiptar në Bullgari që gjende-t në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek.

Ky fshat u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII dhe XIX nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit.

Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin XIX kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat trakase, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë trasditë. E konsiderojnë veten si shqiptarë, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur kurrë në Shqipëri e as në Kosovës.

Shqiptarët atje janë një pakicë, e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë i till; edhe në të kaluarën.

Studiuesi ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i XV deri në shekullin e XIX, dhe pastaj janë bartur në Ukrainë. Mes shekullit të XV dhe XVII grupe shqiptarësh nga të dy besimet, si katolikë dhe ortodoksë, u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup në Trakinë jugore. Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin minatorë në Kopilovtsi, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat