Ushtari i FSK-së që dyshohet se keqtrajtoi seksualisht një të mitur ishte larguar para 7 muajve nga FSK-ja!

Aktuale

Ushtari i FSK-së që dyshohet se keqtrajtoi seksualisht një të mitur ishte larguar para 7 muajve nga FSK-ja!

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 20:40
FSK

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nën dyshimin për keqpërdorim seksual ndaj një vajze 15 vjeçare. Ndonëse Prokuroria Themelore në komunikatën dërguar mediave ka njoftuar se personi i përket FSK-së, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Mësohet se i dyshuari M.S. (nacionalitetit serb) është larguar qe 7 muaj nga ushtria e Kosovës.

Burime tona tregojnë se i njëjti nuk ishte ushtar aktiv, por vetëm pjesë e rezervistëve të FSK-së.

Ndryshe, organet e drejtësisë kanë njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta është ndaluar i dyshuari M.S. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Vlen të theksohet se mbi 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, në mënyrë kolektive kishin parashtruar kërkesat për t’u tërhequr nga kjo forcë, për shkak të siç thuhet presioneve nga Beogradi.

Arrestohet ushtari i FSK-së, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

"Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor:, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat