Krasniqi: Xhevahire Izmaku, turp për ty

Aktuale

Krasniqi: Xhevahire Izmaku, turp për ty

Nga: D.RR Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Xhevahire Izmaku

Analisti politik, Faik Krasniqi i ka reaguar deputetes së PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila në seancën e Kuvendit sot tha se nuk është dashur që rasti i abuzimit të së miturës nga Drenasi, të përhapet aq shumë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook i ka treguar Izmakut edhe për raste tjera pedofilie, duke thënë se janë të mjerë ata studentë që iu ligjëron.

“Deputete Xhevahire Izmaku, edhe dy raste te reja pedofilie. Një në një fshat te Pejës, dhe rasti tjetër nga një pjesëtar i FSK-së në një fshat ne Viti. Njëra 16 dhe tjetra 15 vjeçe. Mjerë ata studentë në AAB që u ligjëron”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat